Spitale Rajonale të ndihmuara: Gjirokastër, Bajram Curri, Peshkopi
Spitalet Rajonale të ndihmuara
Spitalet Rajonale të Gjirokastrës, Bajram Currit dhe Peshkopisë mbulojnë disa qytete të Shqipërisë, ku fëmijë dhe të rritur shtrohen dhe kurohen çdo ditë. Duke pasur parasysh ambientet spitalore, ne vendosëm të ndihmonim repartin e foshnjave të porsalindura me inkubatorë dhe pajisje të tjera mjekësore. Me ndihmën e fushatës së Lojës “You are a Sunflower” e cila u shkarkua në të gjithë botën, ne blemë disa inkubatorë dhe pajisje mjekësore aq të nevojshme për Neonatologjitë e këtyre spitaleve. Aplikacioni i lojës “You are a Sunflower” u zhvillua nga artistë shqiptarë, hartuar nga Themeluesja e Fondacionit Znj. Albana Osmani, së bashku me ekipin e punës të ngritur për këtë projekt. Jemi kaq të lumtur që kemi ndihmuar foshnjat e porsalindura përmes një ideje shumë inovative dhe argëtuese.
Loja “You are a Sunflower” nuk është vetëm argëtuese por edhe edukative. Ajo përmban mesazhe shumë të forta për shoqërinë si: lufta kundër bullizmit dhe varfërisë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe paqja në botë. Këto mesazhe na drejtohen të gjithëve ne si qytetarë të botës. Ne jemi shumë të ngazëllyer që ky projekt ka arritur qëllimin e tij, falë mijëra njerëzve që na mbështetën. Tani të gjithë mund të shkarkojnë falas lojën “You are a Sunflower” në App Store dhe PlayStore.
Loja “You are a Sunflower” u shkarkua nga abonentë të ndryshëm të të gjitha kompanive celulare brenda territorit të Shqipërisë. Ne krijuam këtë qasje praktike: Duke dërguar një SMS me tekstin #youareasunflower në kodin e shkurtër, 57777 çdo dërgues sms-je do të merrte kodin e tij për të shkarkuar lojën. Një kontribut sms-je me vlerë 520 lekë (përfshirë TVSH-në) do të shkonte direkt për të mbledhur një fond për foshnjat e posalindura në Shqipëri. Aplikacion për Bamirësi!
Mbi 5000 njerëz kanë shkarkuar lojën You are a Sunflower, dedikuar foshnjave të porsalindura.