Shkarko lojën

Shkarko lojën

APLIKACIONI I LOJËS “YOU ARE A SUNFLOWER”

Ne kemi krijuar një lojë e cila është shumë argëtuese dhe edukative, me mesazhe shumë të fuqishme për shoqërinë, duke iu drejtuar të gjithëve si qytetarë të Botës. Loja “You are a Sunflower” mund të shkarkohet në të gjithë botën përmes App Store dhe PlayStore, kundrejt një pagese rreth 4 euro ose 5 dollar, që ne si Fondacion kemi vendosur të shkojë si vlerë kontributi në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Loja “You are a Sunflower” mund të shkarkohet gjithashtu nga cdo numër telefoni, nga të gjitha Kompanitë e telefonisë Celulare brenda territorit të Shqipërisë. Ne krijuam këtë akses për më shumë prakticitet për publikun shqipëtarë. Forma e dërgimit të tekstit në mënyrë që ju të mernin më pas kodin tuaj, që të hapni lojën është kjo:

Duke dërguar një SMS me tekst #youareasunflower në numrin 5 7777 ju do të merni kodin tuaj. Një SMS ka vlerë kontributi 520 lekë të reja (përfshirë dhe Tvsh)

Loja është e përbërë nga katër nivele, dhe secili prej tyre ka nën-nivele që e bën lojën edhe më sfiduese. Që në fillim mund të zgjedhësh një prej karaktereve ose lulediellin ose arushin për të lundruar në lojë dhe për t’u argëtuar me vështirësitë dhe sfidat të cilat kanë elemente shoqërues, për të bërë të fitosh çdo nivel me sukses, nëse tregohesh i vëmendshëm ndaj detajeve. Loja është padyshim shumë tërheqëse, pasi të dy karakteret janë nga pak komikë, dhe me siguri do t’ju bëjnë të qeshni, duke i shërbyer dhe arsyes së realizimit. Krijuar për të bërë këtë Botë një vend më të mirë. Lojtarët do të kalojnë lehtësisht dhe me shumë ngjyra përmes një guide fantastike përreth Shqipërisë duke luajtur me karakteret e lojës, një arush dhe një luledielli, do të udhetojnë në Veri, në Qendër, dhe në Jug të vendit tonë. Gjithashtu në një nga nivelet e lojës përmes simbolikave tona pasqyrohet edhe Kultura Shqiptare dhe përgjatë niveleve ju do mund të lundroni në Veri të Shqipërisë, në Jug, në Qendër dhe të argëtoheni pafund.

Mesazhet e fuqishme të përcjella bazuar mbi aktualitetin e ditëve që jetojmë gjenden në libërthin virtual që fitohet si bonus në fund të lojës. Ne ia dedikuam këtë projekt ‘Bebeve të porsalindura’, nisur nga Spitali Rajonal i Qytetit të Kukësit në Veri të Shqipërisë. Me mbështetjen e madhe të UNICEF (Albania), dhe të Fondacionit “Dritan Hoxha”. Deri më tani në 3 muajt e parë loja është blerë për bamirësi duke shkarkuar përmes App Store dhe Play Store mbi 5300 herë. Ndërkohë janë mijëra shkarkime të cilat ne I këshillojmë të lexojnë manualin brenda Shqipërisë, që të marin kodin duhet të dërgojnë një sms (shpjegimi gjendet më sipër I detajuar).

Ne do të dëshironim që çdokush ta shkarkojë këtë lojë për bamirësi. Shkarkoje edhe ti! Faleminderit!

You Are a Sunflower Foundation INC. Public Non-Profit

play-store-250x74
app-store-250x74