Tirana, You are a Sunflower!

Tirana, You are a Sunflower!

Pediatritë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

102 luledielli janë pjesë e projektit ‘Tirana, You are a Sunflower’ që ndihmon pediatritë e 3 shteteve, nisur nga QSUT në Tiranë si dhe pediatrinë e spitalit rajonal të Elbasanit. Gjithashtu, pediatritë e dy shteteve në Ballkan që janë QKUK, Prishtinë dhe QSPF në Shkup, të cilat janë ndihmuar në pavionet e onkohematologjisë në tre fushata të mbyllura me sukses nga Fondacioni You are a Sunflower. duke plotësuar çdo kusht imediat. Por, beteja jonë e përbashkët dhe qëllimi ynë është që përmes këtij projekti të mund të ndihmojmë të gjitha pavionet e pediatrive.

Spitalet pediatrike ku shumë fëmijë janë hospitalizuar dhe shëruar dhe mbulojnë shërbimet mjekësore për rajonin, janë fokusi i ri i kësaj fushate. Duke siguruar kontributin tuaj në bazë të sasive të bazuara në luledielli, së bashku do të arrijmë të rigjallërojmë këto spitale, duke filluar nga nevojat themelore. Kërkesat e tyre specifike janë në materialt e mëposhtme të ndara sipas shteteve, e urojmë që ta plotësojmë sa më shpejt hartën tonë në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë.

Ju blini një luledielli dhe ruani një fëmijë! Në hartën më poshtë mund të gjeni të gjitha sunflowers dhe vendet e tyre përkatëse. Në emër të fëmijëve shqiptarë, faleminderit për kontributin tuaj.

LULEDIELLI ME VLERË KONTRIBUTI € 500

LULEDIELLI ME VLERË KONTRIBUTI € 1500

LULEDIELLI ME VLERË KONTRIBUTI € 5000

LULEDIELLI ME VLERË KONTRIBUTI € 2500

Bëhu pjesë e hartës sonë dixhitale – Mundëso një luledielli

Spitali Rajonal i Elbasanit
Pediatria, Tiranë
Pediatria, Prishtinë
Pediatria, Shkup