Rreth Fondacionit

Rreth Fondacionit

Rreth Fondacionit

“You are a Sunflower” është një organziatë jo-fitimprurëse që operon në formën e një Fondacioni, e themeluar ligjërisht në datën 20.05.2017 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Që nga dt 24 Maj 2018, ky Fondacion operon dhe në NY, i regjistruar nën emrin You are a Sunflower Foundation INC. / Public NonProfit

Misioni i fondacionit “You are a Sunflower” është të ndihmojë fëmijët në nevojë, duke përfshirë jo vetëm kategorinë e fëmijëve të sëmurë, me qëllim përmirësimin e kushteve në mjedisin social ku ata jetojnë, kurohen dhe trajtohen. Edukimi dhe arsimi janë pranë zemrës tonë. Fokusi ynë janë fëmijët, dhe në hapat tonë të ardhshëm edhe nenat. Krijuese dhe themeluese e “You are a Sunflower” si dhe personi që përkujdeset çdo ditë është Znj. Albana Osmani. Në drejtim të Fondacionit qëndrojnë figura të njohura dhe të nderuara në profesionet e tyre si dhe në fushën e filantropisë, sikurse janë Anila Godo, Fadil Berisha, Anisa Kaltanji, Evi Kokalari, Donika Bardha, Inva Mula.

Të shtrirë në Rajonin e Ballkanit në shtetet: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe së shpejti në Malin e Zi dhe në Bosnje dhe Herzegovinë. Vizioni i Fondacionit është të shkojë në të gjithë botën në rang global, kudo ku të jetë një fëmijë në nevojë. Fondacioni “You are a Sunflower” nuk mban kostot administrative nga projektet. Puna e kryer nga ne të gjithë, si staf është e gjitha  vullnetare. Një rrugëtim përplot me sakrifica dhe me gjithë forcën e shpirtit tonë, në ndihmë të atyre në nevojë. Për çdo kauzë të ngritur në formë publike, ne kemi cuar në destinacion 100% të fondit të mbledhur. Kjo është forma se si operojmë, nga zemra!  Kjo ka qene fuqia e Lulediellit të fëmijëve e drejte dhe me fytyrën nga drita!

Falë mbështetjes së ju të gjithëve.

Misioni ynë nisi punën, aty ku nevoja ishte e dëshpëruar në spitalet shtetërore. Në pavionet ku ishin shtruar dhe po kuroheshin fëmijë të prekur nga sëmundjet e gjakut, kancer dhe leucemia. Ata nuk kishin pajisjet Spitalore më imediate. Spitalet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ku ne kemi ndihmuar, nuk ishin në gjendje të plotësonin nevojat e tyre. Ata përdorin pajisje spitalore të vjetra ose nuk i dispononin fare ato. Shpesh kjo penalizonte shëndetin e fëmijëve në kurat e vështira të kimioterapisë. Në Spitalet shtetërore shtrohen dhe kurohen fëmijë që vinë nga familje në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Deri më tani ne kemi përmbyllur me sukses të plotë tre fushata humanitare në tre shtete duke plotësuar të gjitha nevojat imediate të tre pavioneve të onkohematologjive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Duke iu siguruar pajisjet e domosdoshme dhe të kualitetit më të mirë në rang botëror. Sikurse edhe trajnimin e Doktorve dhe infermierëve të këtyre pavionëve në mënyrë që cdo gjë të funksionojë perfekt. Në Shqipëri jemi aktualisht duke drejtuar dy projektet tona për dy Spitalet Rajonale. Për Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe për Spitalin Rajonal të Kukësit. Për të dy Spitalet ne kemi krijuar dy ide shumë kreative dhe i kemi paraqitur përpara publik, në mënyrë që të vlerësohen me vlera kontributi. Projektet tona janë: App Game “You are a Sunflower“e cila aktualisht po shkarkohet në të gjithë botën (AppStore & PlayStore) , si dhe projekti “Tirana You are a Sunflower”.

Nëse vini të vizitoni Tiranën do të gjeni një kryeqytet plot me diell dhe dritë. Janë gjithsej 106 Luledielli nëpër Kryeqytetin tonë Tirana, 80 prej të cilave nëpër shkolla me mesazhin “Fëmijët mbështesin fëmijët”. Lulet tona janë të pikturuara në formë graffiti shumë të bukura dhe presin që t’iu vini emrin tuaj. Këto projekte janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë marë dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u krahasuar me zemrat e njohura të San Francisko, të cilat u vlerësuan për të njëjtin motiv, humanizmi. Këto projekte janë në proces dhe qëllimi është të përmiresojmë kushtet mjedisore dhe të sigurojmë pajisjet spitalore të këtyre dy  spitaleve, nisur nga Pediatria dhe Pavioni i foshnjave të porsalindura.

“A child’s wish“ është një nga projektet tona që ka patur një impakt shumë të madh. Kanë qenë qindra letra të shkruara nga fëmijët e pavioneve të onkohematologjise me dëshirat e tyre: një veshje si heroi I tyre i preferuar,spiderman apo si Ellsa e Frozen apo një palë këpucë, një palë xhinse apo një Ipad. Kjo nismë ka mbledhur shumë njerëz nga e gjithë bota, sëbashku në plotësimin e dëshirave të fëmijëve. Disa prej tyre ishin dëshirat e tyre e fundit… GoFund

“Të kam xhan” ishte projekti që erdhi sëbashku me mbështetjen e Kompanisë Celulare “Vodafone”. Ne ia dedikuam këtë projekt fëmijëve jetim. Krijuam 2 mijë Arusha, që mbanin bluzen Luledielli veshur, dhe nga pas sëbashku me logo e Kompanisë “Vodafone”, shkruhej dhe mesazhi dedikuar fëmijëve jetime: “Të kam xhan”. Këta arushë shkuan në formën e një përqafimi tek të gjitha jetimoret e Shqipërise dhe në Kosovë. Stafi I Fondacionit “You are a Sunflower” shpërndau arushat në bazë të Projektit “Care &Share” të Vodafone Foundation Albania, sëbashku me stafin e tyre.

“You are a Sunflower” është vlerësuar me çmimin “Filantropia e Vitit” për 2017-tën pasi u mbyll me sukses fushata e parë e cila u kthye në një fushatë mbarepopullore – virale, pasi ishin mijëra njerëz kudo nga e gjithë bota që veshën bluzat me luledielli dhe dëshmuan edhe njëherë vlerat e njerëzve të “Nënë Terezës ”. Faleminderit shqipëtarëve të nderuar dhe me zemër që bënë gjithcka për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve. Faleminderit të gjithëve ju, pasi ky ishte vetëm fillimi…Për vitin 2018 u vlerësuam nga RCC me cmimin “Kampionët e Rajonit” për Europën Jugperëndimore dhe Ballkanin.

Jemi shumë të nderuar dhe shpresojmë që ky cmim, të sjellë më shumë dritë në jetët e fëmijëve.

Ne thërritëm zemrat e njerëzve ti bashkohen misionit tonë. Deri tani ky rrugëtim ka udhëtuar me milje larg. Njerëzit bashkë me bluzat e blera me luledielli dhanë gjithashtu dhe një pjesë të zemrës së tyre.