Spitali Rajonal i Kukësit

Spitali Rajonal i Kukësit

Spitali Rajonal i Kukësit

Spitali Rajonal i Qytetit të Kukësi  përfshin 5-6 qytete të  Veriut të Shqipërisë. Ku shtrohen dhe kurohen cdo ditë fëmijë dhe të rritur. Ky Spital aktualisht është krejtësisht në gjendje të amortizuar nga tubacionet e brendshme dhe është më mungesa të mëdha në cdo aspekt. Nisur nga godina dhe pajisjet Spitalore si dhe në pavionin ku ne duam të ndihmojmë, te materniteti pavioni I  foshnjave të porsalindura mungojnë pajisjet.

Në ndihmë të këtij Spitali ne menduam të ngremë një fond duke uruar sa më të madh në bazë të projekt idesë “You are a Sunflower” App Game. Lojë online e cila po shkarkohet aktualisht në të gjithë botën. Ky projekt për tu realizuar mori një vit kohë por është i gjithi një produkt i realizuar në studio Developer nga Shqipëria dhe artistë shqiptare. Ideuar dhe konceptuar nga Themeluesja e Fondacionit Znj Albana Osmani dhe ekipi i punës i ngritur për këtë projekt sollën një ide shumë innovative dhe argëtuese për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Loja “You are a Sunflower” nuk është vetem  argëtuese por edhe edukative, me mesazhe shumë të fuqishme për shoqërinë, kundër bullismit, varfërisë, të drejtave të fëmijëve dhe mesazhe për humanizmin dhe paqen në botë. Këto mesazhe na drejtohen të gjithëve ne si qytetarë të botës. Loja -App Game “You are a Sunflower” mund të shkarkohet në të gjithë botën përmes App Store dhe PlayStore, kundrejt një pagese rreth 4 euro ose 5 dollar, që ne si Fondacion kemi vendosur të shkojë  si vlerë kontributi në ndihmë të foshnjave të porsalindura.

Ne jemi shumë entuziaste për këte projekt, pasi kudo shohim që loja po shkarkohet online dhe nga shumë njerëz jashtë kufinjve të Shqipërisë kemi marë qindra mesazhe inkurajimi. Ju falenderojmë.

Loja App Game “You are a Sunflower” mund të shkarkohet gjithashtu nga cdo numër telefoni, nga të gjitha Kompanitë e telefonisë Celulare  brenda territorit të Shqipërisë. Ne krijuam këtë akses për më shumë prakticitet për publikun shqiptar. Forma e dërgimit të tekstit në mënyrë që ju të merni më pas kodin tuaj , që të hapni lojën është kjo:

Duke dërguar nje SMS me tekst #youareasunflower në numrin 5 7777 ju do të merni kodin tuaj. Një SMS ka vlerë kontributi 520 lekë të reja (përfshirë dhe Tvsh)

Ky projekt ka për qëllim të mbledhë të ardhura që do të shkojnë si për cdo kauzë të ngritur në formë publike në destinacion.

Mbështesni Fondacionin “You are a Sunflower” që të ndryshojë botën. Shkarkoje App Game “You are a Sunflower” për Bamirësi!

Mbi 5000 njerëz kanë shkarkuar lojën You are a Sunflower në ndihmë të fëmijëve, nisur nga Spitali Rajonal i Kukësit, dedikuar foshnjave të porsalindura.