Rreth Fondacionit

Rreth Fondacionit

Rreth Fondacionit

“You are a Sunflower” është një organziatë jo-fitimprurëse që operon në formën e një Fondacioni, e themeluar ligjërisht në datën 20.05.2017 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Që nga dt 24 Maj 2018, ky Fondacion operon dhe në NY, i regjistruar nën emrin You are a Sunflower Foundation INC. / Public NonProfit

Fondacioni “You are a Sunflower” ka mision të ndihmojë fëmijët me kancer dhe sëmundje gjaku, dhe të mbështesë familjet e tyre dhe të mbijetuarit nga kanceri. Në zemrën tonë janë edhe fëmijët në nevoje dhe edukimi i tyre.

 

Krijuese dhe themeluese e “You are a Sunflower” si dhe personi që përkujdeset çdo ditë është Znj. Albana Osmani. Në drejtim të Fondacionit qëndrojnë figura të njohura dhe të nderuara në profesionet e tyre si dhe në fushën e filantropisë, sikurse janë Anila Godo, Fadil Berisha, Anisa Kaltanji, Evi Kokalari, Donika Bardha, Inva Mula.

Të shtrirë në Rajonin e Ballkanit në shtetet: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe së shpejti në Malin e Zi dhe në Bosnje dhe Herzegovinë. Vizioni i Fondacionit është të shkojë në të gjithë botën në rang global, kudo ku të jetë një fëmijë në nevojë. Rrugëtimi ynë përplot me sakrifica dhe me gjithë forcën e shpirtit bëhet në ndihmë të atyre në nevojë!  Kjo ka qenë fuqia jonë: të qendrojmë drejt dhe me fytyrën nga drita! Kjo është realizuar edhe falë mbështetjes së ju të gjithëve.

Misioni ynë nisi punën, aty ku nevoja ishte e dëshpëruar në spitalet shtetërore. Në pavionet ku ishin shtruar dhe po kuroheshin fëmijë të prekur nga sëmundjet e gjakut, kancer dhe leucemi. Ata nuk kishin pajisjet spitalore më të nevojshme. Spitalet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ku ne kemi ndihmuar, nuk ishin në gjendje të plotësonin nevojat e tyre. Ata përdornin pajisje spitalore të vjetra ose nuk i dispononin fare ato. Shpesh kjo penalizonte shëndetin e fëmijëve në kurat e vështira të kimioterapisë. Në Spitalet shtetërore shtrohen dhe kurohen fëmijë që vinë nga familje në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Deri më tani ne kemi përmbyllur me sukses të plotë tre fushata humanitare në tre shtete duke plotësuar të gjitha nevojat imediate të tre pavioneve të onkohematologjive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Duke iu siguruar pajisjet e domosdoshme dhe të kualitetit më të mirë, në rang botëror, bashkë me trajnimin e doktorëve dhe infermierëve të këtyre pavionëve në mënyrë që cdo gjë të funksionojë perfekt. Në Shqipëri vazhduam mbështetjen   për Spitalet Rajonale me projete të tjera. Projekti: “You are a Sunflower App Game “ u shkarkua në të gjithë botën në (AppStore & PlayStore) dhe me fondet e mbledhura u blenë inkubatorë dhe pajisje të tjera mjekësore. “Tirana You are a Sunflower” dhe “Art Terapia” jane projektet tona në vazhdim.

Nëse vini të vizitoni Tiranën do të gjeni një kryeqytet plot me diell dhe dritë. Janë gjithsej 106 Luledielli nëpër Kryeqytetin tonë Tirana, 80 prej të cilave nëpër shkolla me mesazhin “Fëmijët mbështesin fëmijët”. Lulet tona janë të pikturuara në formë graffiti shumë të bukura dhe presin që t’iu vini emrin tuaj. Këto projekte janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë marë dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u krahasuar me zemrat e njohura të San Francisko, të cilat u vlerësuan për të njëjtin motiv, humanizmi. Këto projekte janë në proces dhe qëllimi është të përmiresojmë kushtet mjedisore dhe të sigurojmë pajisjet spitalore të këtyre dy  spitaleve, nisur nga Pediatria dhe Pavioni i foshnjave të porsalindura.

“A child’s wish“ është një nga projektet tona që ka patur një impakt shumë të madh. Kanë qenë qindra letra të shkruara nga fëmijët e pavioneve të onkohematologjise me dëshirat e tyre: një veshje si heroi I tyre i preferuar,spiderman apo si Ellsa e Frozen apo një palë këpucë, një palë xhinse apo një Ipad. Kjo nismë ka mbledhur shumë njerëz nga e gjithë bota, sëbashku në plotësimin e dëshirave të fëmijëve. Disa prej tyre ishin dëshirat e tyre e fundit… GoFund

“Të kam xhan” ishte projekti që erdhi sëbashku me mbështetjen e Kompanisë Celulare “Vodafone”. Ne ia dedikuam këtë projekt fëmijëve jetim. Krijuam 2 mijë Arusha, që mbanin bluzen Luledielli veshur, dhe nga pas sëbashku me logo e Kompanisë “Vodafone”, shkruhej dhe mesazhi dedikuar fëmijëve jetime: “Të kam xhan”. Këta arushë shkuan në formën e një përqafimi tek të gjitha jetimoret e Shqipërise dhe në Kosovë. Stafi I Fondacionit “You are a Sunflower” shpërndau arushat në bazë të Projektit “Care &Share” të Vodafone Foundation Albania, sëbashku me stafin e tyre.

“You are a Sunflower” është vlerësuar me çmimin “Filantropia e Vitit” për 2017-tën pasi u mbyll me sukses fushata e parë e cila u kthye në një fushatë mbarepopullore – virale, pasi ishin mijëra njerëz kudo nga e gjithë bota që veshën bluzat me luledielli dhe dëshmuan edhe njëherë vlerat e njerëzve të “Nënë Terezës ”. Faleminderit shqipëtarëve të nderuar dhe me zemër që bënë gjithcka për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve. Faleminderit të gjithëve ju, pasi ky ishte vetëm fillimi…Për vitin 2018 u vlerësuam nga RCC me cmimin “Kampionët e Rajonit” për Europën Jugperëndimore dhe Ballkanin.

Jemi shumë të nderuar dhe shpresojmë që ky cmim, të sjellë më shumë dritë në jetët e fëmijëve.

Ne thërritëm zemrat e njerëzve ti bashkohen misionit tonë. Deri tani ky rrugëtim ka udhëtuar me milje larg. Njerëzit bashkë me bluzat e blera me luledielli dhanë gjithashtu dhe një pjesë të zemrës së tyre.

Klubi i Artit “Ti je nje luledielli”, është projekti ynë në vazhdim. Është një bashkëpunim midis fondacionit, Raiffeisen Invest dhe QSUT, program i cili ofron terapi arti, kërcim, punëdore, pikturë dhe teatër për një periudhë prej gjashtë muajsh, dy herë në javë. Programi ndihmon fëmijët të identifikojnë, eksplorojnë dhe transformojnë vështirësitë emocionale dhe psikologjike. Terapia e arteve krijuese mund t’i ndihmojë fëmijët të bëhen më mirë, më shpejt.

Fondacioni “Ti je një luledielli” së bashku me Punonjësen Sociale, Psikologen dhe artistët e përfshirë, kanë përshtatur një program të hartuar për të përmirësuar funksionimin psikologjik, fizik, njohës dhe social të fëmijëve.