QSPSF, Spitali Nënë Tereza, Shkup, Maqedoni

QSPSF, Spitali Nënë Tereza, Shkup, Maqedoni

Maqedoni, ti je një luledielli!

Fushata Humanitare në Republikën e Maqedonisë nisi në 04 Qershor 2018, në atë kohë ku politikisht e gjithë Maqedonia ishte në kohë trazirash. Por në ditën e përmbylljes së Fushatës ne e përmbyllëm me emrin e ri “NORTH MACEDONIA YOU ARE A SUNFLOWER”. Cdo gjë kaloi mirë dhe shpejt nga cfarë ishte parashikuar për të mirën dhe zhvillimin e atij shteti. Spitali Shtetëror “Nënë Tereza“ për Sëmundjet e Ndryshme të Fëmijëve në pavionin e Onkohematologjisë, kishte shumë nevoja të mëdha, një gjëndje e njëjtë si në Shqipëri dhe në Kosovë. Në takimet e para me Drejtuesit dhe Mjekët e Spitalit gjithcka që parashtruan ishin nevoja thelbësore. Si në dy fushatat tona të mëparshme punuam për të arritur qëllimin, të plotësonim gjithcka që mjekët na listuan si më imediate në pavionin ku ishin shtruar dhe po kuroheshin fëmijë me sëmundje gjaku, kancer dhe leucemi.

Në datën 04 Qershor në Sheshin Skënderbej në Shkup u ndez simbolikisht një luledielli , nga Kryetari I Parlamentit Z.Talat Xhaferi. Një shqiptar I shquar dhe me shume influence në cështjet e rajonit dhe të shqiptarisë. Ai njohu dhe përkrahu fushatën dhe veshi bluzën me luledielli sebashku me të gjithë deputetet e Parlamentit të Maqedonisë ,duke shpehur në mënyrë solemne mbështetjen ndaj Fondacionit “You are e Sunflower” per kauzen e ngritur.

Fushata “Macedonia You are a Sunflower“ u mbyll në kohë rekord.

Të gjitha bluzat u shitën dhe mbi fondin e paracaktuar ne kishin 2 mijë euro më shumë pasi njerëzit dhuruan para për fëmijët pa marë bluzat vetëm e vetëm që atyre të mos iu mungonte asgjë.

Ky fond në mënyrë  publike shkoi në pavion , duke marë falenderimet e Ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë   Z. Venko Filipce gjatë ceremonisë përmbyllëse. Me fjalë falenderuese ndaj Fondacionit që erdhi nga Shqipëria dhe bëri një diferencë në Spitalin e tyre ku janë shtruar dhe po kurohen fëmijë nga sëmundjet e rënda. Gjatë fjalimit  listoi edhe të gjithë listën e pajisjeve të dhuruara.

Në këtë fushatë që në fillimet e saj ne takuam një Zotëri që quhet Agron Sallmani, ai ishte donatori për pagesën e prodhimit të bluzave dhe iu bashkua grupit tonë, si bashkepunëtori ynë i cili është edhe sot e kësaj dite në ekipin tonë. Për gjithçka që bëri dhe po bën ne i jemi mirënjohës në emër të fëmijëve.Gjithashtu Kompania “MediaK2” ishte në bashkëpunimin me ne për shitjet online dhe pjesën logjistike.

Sali Limani ishte cdo ditë me në në cdo koordinim dhe në cdo segment të punës në takimet tona me të gjithë dhe në konsulence, mirënjohje në emër të fëmijeve.

123
131

Znj Vjollca Bajrami u shndërrua në ambasadoren tonë nga fillimi dhe pse pa një titull të tille zyrtar ajo shpërndau lajmin e një pune vullnetare që po kryente Fondacioni dhe më pas në kontaktet tona të para me këdo ajo ishte katalizatori. Faleminderit për sensibilizimin dhe përkrahjen.

Një Zotëri i nderuar dhe biznesmen i sukseshëm dhe besimtar I përkushtuar që bëri xhestin më befasues dhe me fisnik ndër ekperiencat tona ishte Z.Lalip Bushi. Ky Zotëri bleu menjëherë 1 mijë bluza që e përkthyer në vlerë monetare ishin 20 mijë euro dhe sensibilizoi të gjithë partnerët e miqtë, në pak ditë falë fjalës së tij të gjitha bluzat e ngelura shkuan në zero. Kjo ishte nje mrekulli dhe gëzimi ynë ishte I jashtëzakonshëm.

Pasi mendonim ditë e natë për ata fëmijë që përpëliteshin për jetën e tyre, dhe të paktën tani do ju plotësonim cfarë ishte immediate në pavionin e tyre duke u lutur dhe besuar në të mirën për shëndetin e tyre. Bluzat që mbeten pa u marë nga Z.Lalip Bushi u kthyen në Tiranë dhe po shiten online në e-shop tonë dhe fizikisht pranë ambjenteve tona për kauzën e rradhës që është Bonja dhe Herzegovina.

Mrekullitë ndodhin!

Kështu ndodhi gjithçka me fushatën tonë në ketë shtet. Mirënjohje ndaj cdo qytetari të thjeshtë që bleu qoftë edhe një bluzë të vetme. Mirënjohje ndaj të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve, ndaj institucioneve të larta shtetërore që na njohën dhe na mbështetën. Në Maqedoninë e Veriut ne po punojmë përsëri, sikurse në dy shtetet e tjera ne kemi hartuar listën e nevojave të Pediatrisë dhe po punojmë mbi këtë punë duke besuar më të mirën për fëmijët.

Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në fjalimin e tij mirënjohes
You are a Sunflower • Fjalimi prekës i babit të vogëlushit Diell, Shkup, Maqedoni
Venko Filipce, Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, falenderon Fondacionin
Në fjalimet e tyre dy Drejtorët e Spitalit Zj. Katarina Stavrikj dhe Z. Ridvan Ibrahimi