QKUK, Spitali Nënë Tereza, Prishtinë, Kosovë

QKUK, Spitali Nënë Tereza, Prishtinë, Kosovë

Dardani je vesh me diell!

Ndërsa fokusi ynë mbetet i njëjti: Fëmijët, misionin tonë e shtrimë edhe më tej,  në një tjetër trevë shqiptare, në Kosovë!

Kjo ishte Fushata jonë e dytë humanitare në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, kancer dhe leucemi. Bluza me simbolikën, dhe me logon e veçantë kushtuar Kosovës është prezantuar më parë gjatë fushatës zhvilluar në Shqipëri. Përveç bluzës me lulediellin, simbolika e përdorur që iu dedikua Kosovës është helmeta krenare e dardanëve me logon: UNE JAM DARDAN • IM A DARDANIAN. Megjithëse Kosova nuk mbulohet nga shërbimi PAYPAL, këto bluza u blenë nga 300 shqiptare nga e gjithë bota.  Ne shkuam në Kosovë menjëherë ,dhe nisem fushatën tonë duke ndezur një Luledielli në Sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë sëbashku me Kryeministrin Z.Ramush Haradinaj dhe Znj Anita Haradinaj, e cila ishte dhe në statusin e Ambasadores në përkrahjen dhe mbështetjen e Fushatës tonë në Republikën e Kosovës.

Kushtet në Spitalin Shtetëror në Prishtinës ishin të dëshpëruara. Ne zhvilluam takimet e para sëbashku me Znj Anita dhe Drejtues të Spitalit ku dhe hartuam listën e pajisjeve spitalore që do mund ti blinim me 60 mijë euro në fund të fushatës pasi të ishin shitur të gjitha bluzat. Të gjithë ishim entuziast dhe kështu vendosëm zemrën në këtë mision. Ish Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Z. Lorik Cana të nesërmen pas Lamtumirës së tij nga fusha e blertë veshi bluzen e fushatës tonë dedikuar Kosovës me helmetën Dardane dhe na mbështeti me gjithë zemër në Çdo hap deri në fund.

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezë, shqiptares së njohur, e cila na bën të ndjehemi krenar,  19 Tetori, shënoi edhe nisjen e kësaj fushatë në Kosovë, në Dardani,  me ndezjen e Luledielli në mes të sheshit të Prishtinës nga Kryeministri Z.Ramush Haradinaj zonja e tij Anita Haradinaj dhe themeluesja e Fondacionit ” YOU ARE A SUNFLOWER ” Znj. Albana Osmani.

3 mijë bluzat të cilat u shitën nga 20 Euro secila siguruan fondin prej 60 mijë Eurosh, dedikuar për nevojat e pavijonit të Onko–hematologjisë Pediatrike në Spitalin e Prishtinës. Të veshur me simbolin dardan e të veshur me luledielli, u përcoll mesazhi i Forcës dhe Shpresës për Jetën vogëlushëve të Kosovës. Një ndër kompanitë që dha kontributin më të madh në Republikën e Kosovës ishte kompania Kujtesa. Luledielli në Prishtinë do të ndizet çdo natë me dritat e qytetit për t`iu kujtuar vogëlushëve që edhe atëhere kur errësira të vijë për të mbuluar vendin, lulja juaj është dielli dhe ju jeni kampionët e çdo nate dhe çdo dite. Në mbështetje të kësaj fushate, të gjithë postuan në rrjetet e tyre sociale fotot me bluzën e veshur me hashtagun #tijenjeluledielli #unëjamdardan.

0111

Një nga yjet e skenave botërore superstar-I Rita Ora me prejardhje nga Kosova, lindur dhe kaluar pak vite të fëmijërisë në Kosovë, pranoi në Konferencën e saj për shtyp, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhuratën tonë, bluzën me Luledielli dhe pozoi bashkë me themeluesen e Fondacionit Znj. Albana Osmani  duke mbajtur përpara zemrës simbolin e fëmijëve, lulediellin e stampuar mbi bluzë.

Ambasadorët tanë, kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare Z. Lorik Cana dhe zj. Anita Haradinaj, mbështetën fushatën ‘Dardani, je vesh me diell!’ me gjithë potencialet e tyre. Mirënjohje ndaj organizatës GAC në Prishtinë, Kosovë për mbështetjen. Një falenderim special shkon për kompaninë Gjirafa, CEO-n e kësaj kompanie, Z. Mërgim Cahani dhe bashkëpunëtorët Zj. Iliriana Ibraj dhe Z. Gent Sekiraqa, të cilët mbështetën fushatën tonë në çdo detaj teknik dhe logjistik duke e promovuar në të gjitha kanalet e tyre për të arritur qëllimin në ndihmë të fëmijëve. Gjithçka e bërë vullnetarisht nga ana e tyre.

U ndez dashuria për Kosovën tonë, ne gëzuam shumë ditën e përmbylljes së Fushatës të gjithë bashkë nën moton e humanizmit sepse ai që dhuron do gëzoje përherë! Fjalët që ne I drejtuam Kosovës gjatë fushatës: Dardani,  tash është radha jote me shndrit si Dielli! As lufta, as varfëria, as sëmundja, s`mund ta zbehë forcën tënde! Si një luledielli do qëndrosh ngahera e fortë, e drejtë dhe krenare me fytyrë nga dielli e nga drita përherë!

Repartin e Hemato-Onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë ishte në fokusin parësor ku dhe mbyllëm fushatën tonë duke arritur të vemë në pavion të gjitha pajisjet e munguara. Ne po punojmë në akordim me Spitalin drejtuesit dhe Përfaqësuesit tonë në Republikën e Kosovës në mënyrë që hapat e tjerë të hidhen në rrugën tonë që nisëm në Kosovë. Gëzim të madh dhe shumë lumturi, dëshmuan të gjithë sëbashku se si ne e duam Kosovën, në mënyrën më të mirë duke u përkujdesur për ata që i përkasin ato trojeve, fëmijët e Kosovës.

Për herë të parë tani live, u krye analiza e parë për matjen e nivelit te Methotrexatit tek pacientët me Leukemi akute në QKUK Prishtineë Kosove. Kjo analizë u krye me anë të Autoanalizatorit të Methotrexatit, pajisje që u vendos sot në pavionin e Onkohematologjisë mundesuar nga qindra zemra qytetarësh që përmes blerjes së një bluze me luledielli dhe fondit te mbledhur kjo u bë e mundur! Kjo është thjesht një mrekulli.

Faleminderit të gjitheve në emër të fëmijëve të Kosovës! Lumturi dhe gezim i madh në këto momente!

Doktoreshë Drita Telaku Qosaj Drejtoreshë e Spitalit Nënë Tereza në Prishtinë, Kosovë si dhe Doktoreshë Violeta Grajqevci Uka, Shefe e Pavionit te onkohematologjisë gjatë fjalimeve të tyre në ceremoninë e vendosjes së pajisjeve në QKUK shpjegojnë edhe më tej rëndësinë e pajisjeve të pranuara duke shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata që bënë të mundur suksesin e kësaj pune.