Certifikatat e Ministrive

Certifikatat e Ministrive

Certifikatat origjinale në gjuhën shqipe

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë, Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, Maqedoni

Certifikatat e noterizuara në anglisht

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shqipëri
Ministry of Health
Ministria e Shëndetësisë, Maqedoni

Së bashku për fëmijët. Jeta është e shenjtë.

Tre Institucionet më të larta shtetërore, Parlamentet e tre Shteteve, veshën bluzat e Fushatave humanitare duke mbështetur kështu Fëmijet në nevoja të medha. Në këto tre shtete drejtuesit e tyre pa dallim politik, treguan solidaritet. Shumë kush mund të ishte skeptik, por shumë kush dhe shprehu habine për mirë… se si motivi me sublim në fakt lidhi tek rrënjet aty ku qëndrojnë dhe ndjenjat e vërteta të pacënueshme të pa përdhosura sado politika ta “gdhendë” me gjuhën e saj, ndjenja njerëzore përballë jetës që është e shenjtë dhe duhet respektuar, dedikuar nga ne specifiksht femijëve .  Pikërisht këto foto qe ne i sollëm së bashku ku qëndrojne parlamantarë e drejtues shtetesh ku shohim qartë se u beme bashkë me shqiptaret. Shqipëria veshi bluzat në mbështetjen e Kosovës në një seancë të ngarkuar politike dhe bluzat dolën në mes tymnajes nëpër mediat botërore, si lajm gjithashtu . Nuk ishte çudi seanca, me tonet e ashpra,  çudi ishte çfarë ishin ato bluza me Luledielli.. dhe drita e tyre dhe mesazhi i fuqishëm që qëndroi solid në fakt dhe shumë i respektuar nga të gjithë të zgjedhurit e popullit parlamentarët. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi maksimalisht fushatën Ti je një Luledielli, duke nënvizuar se sa rëndësi ka të jemi bashkë për vendin. Në Kosovë Kryeministër Ramush Haradinaj, Komandanti ndjehej krenar në ditën që u veshën pa dallim etnie të gjithe me simbolin e fëmijëve. Një Fondacion jofitimprures nga Shqipëria kishte ardhur të ndihmonte femjët në Kosovë dhe kjo për ta dhe per ne ishte e jashtëzakonshme.Gëzimi ishte i papërshkrueshëm për këtë moment, nuk na besohej që kishte ardhur kjo kohë. Në Maqedoni Kryetari i Parlamentit një Shqiptar me shumë influence i bëri bashkë në një ditë të bukur në Shkup të gjithë duke përcjellë mesazhin që njerëzit e trojeve tona, shqiptarë po kryejnë një mision të shenjtë në tokën ku lindi dhe Nënë Tereza. Të gjithë pa dallim etnie u veshën me bluzat Luledielli edhe në Maqedoni. Ndërsa fushata jone mbaroi edhe emri ndryshoi duke iu vënë ajo e Veriut.