Bosnia dhe Hercegovina
Bosnja dhe Hercegovina
Ne sapo kemi zhvilluar takimet tona të para në këtë shtet ,dhe jemi mirëpritur nga Kryetari i Bashkisë së Sarajevës Z.Abdulah Skaka i cili pozoi me bluzën Luledielli duke shprehur solidarizimin e tij me fushatën tonë e cila pritet të nisë zyrtarisht në Prill 2019 në Bosnje dhe Herzigovine. Ku simbolikisht ne kemi në plan të ndezim një Luledielli në një nga sheshet e njohuara të Qytetit të Sarajevës me mesazhin e jetës, forcës dhe shpresës për cdo fëmijë në atë vend.
Bluzat e kësaj fushate ndërkohë po shiten online si dhe fizikisht në ambjentet tona në Tiranë. Në Republikën e Bosnje dhe Herzigovina të parët që blenë bluzat dhe i veshën ato ishin stafi i RCC dhe Sekretarja e Përgjithshme, shqiptarja e njohur Znj. Majlinda Bregu. Jemi shumë entuziast që në këtë shtet Luledielli do ndihmojë fëmijët aty ku do të jetë më shumë e nevojshme. Detaje te tjera mbi fillimin zyrtar të kësaj fushate do ti bëjmë publike në pak dite kohe.
Faleminderit në emër të fëmijëve!