Historiku
Si nisi You are a Sunflower
-
2017
Si nisi Fushata e parë humanitare 'Ti je një luledielli'?
Në datën 01 qershor 2017 është mbyllur fushata e parë që e pati zanafillën si një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike pranë QSUT. Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. -
2017
3000 ambasadorë qytetarë nga e gjithë bota u veshën me luledielli
Në datën 1 qershor 2017, në ambientet e QSUT në pavionin e onkohematologjisë u vendosën pajisjet spitalore në formë publikeku u plotësuan nevojat imediate të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, kancer dhe leucemi. Fushata humanitare që u bë virale përfshiu mijra shqiptarë kudo në të gjithë botën të cilët veshën bluzat me luledielli, duke postuar fotografitë në rrjetet sociale kudo me hashtagun #youareasunflower, duke shprehur solidaritetin e tyre në mbështetje të fëmijëve. Kështu të gjithë së bashku ia dolëm. Misioni u përmbyll me sukses! -
2017
'Ti je një luledielli' bëhet virale
Nga dita e prezantimit publik në Televizionin “Top Channel” në Shqipëri, si projekt bamirësie, produkti I parë t-shirt me luledielli u paraqit para publikut si një formë për të dhënë kontribut, dhe u shit në kohë rekord për 7 javë e 4 ditë. Ishin 3 mijë njerëz që veshën bluzat duke I ndarë fotot e tyre nëpër rrjetet e tyre sociale dhe duke sensibilizuar këdo përreth. Hashtagu #youareasunflower u bë viral. Kudo ku jetonin shqiptare dhe jo vetëm, si një mesazh I fuqishëm në ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve. Ishte thjeshtë e jashtëzakonshme!! Gëzimi më I madh ishte tek fëmijët dhe familjarët e tyre që po ndiqnin cdo postim. Ata u ndjenë se të gjithë zemrat ishin mbledhur sëbashku dhe nje mrekulli po ndodhte ! -
2017
Tirana, You are a Sunflower
Pas përmbylljes së fushatës së parë humanitare, puna nuk u la me aq. Ne filluam dokumentat për t'u themeluar si Fondacion dhe menjëherë në muajin gusht filloi projekti që zgjoi Tiranën me diell dedikuar fëmijëve. 106 luledielli në rrugët e kryeqytetit tasmë do ishte projekti me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, që do të bëjë diferencën në jetët e qindra mijra fëmijëve. -
2017
Nis zyrtarisht fushata humanitare në Republikën e Kosovës
Me njohjen dhe mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe Z. Ramush Haradinaj, fushata humanitare e quajtur 'Dardani, je veshur me diell', nisi vrullshëm dhe u përmbyll me sukses muaj më vonë duke plotësuar të gjitha nevojat e pavionit të onkohematologjisë në QKUK, Prishtinë, Kosovë. 3 mijë ambasadorë u veshën me humanizëm në mbështetjen e vogëlushëve të Kosovës. Ambasadorët tanë, znj. Anita Muçaj Haradinaj dhe ish kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Z. Lorik Cana mbështetën misionin e kryer. -
2017
'Të kam xhan - Care & Share'
Atyre që kishin më shumë nevojë se kushdo për dashuri të munguar nga prindërit, ne vendosëm së bashku me kompaninë Vodafone në fundin e vitit 2017, të zhvillonim fushatën humanitare 'Të kam xhan - Care & Share', ku qindra vogëlushëve do t'ju dhuronim një përqafim të ngrohtë duke ju dhuruar arushin me bluzën luledielli ku mbrapa për herë të parë do animohej logoja e kompanisë Vodafone, ku do shkruhej 'Të kam xhan'. -
2018
Shqiptarët e njohur bëhen së bashku
Në Janar të vitit 2018, Fondacioni You are a Sunflower përmes Minsitrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës së Znj. Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në OKB zhvilloi takime në United Nation me organizatat ndërkombëtare si UNICEF, UNDP, UNDPNGO ku pati rastin të prezantohet me vizionin dhe punën e kryer në një vit kohë. Znj. Donika Bardha Shqiptarja e njohur, në këtë proces u përkujdes në mënyrë të veçantë, nisur nga detajet e vogla të videos së realizuar në Shqipëri ,që do të na prezanatonte në UN, në redaktim të plote të saj deri tek organizimi dinjitoz me komunitetin shqiptar të mbledhur ne NY, USA. Shqiptari i njohur Z.Fadil Berisha u përkujdes në çdo detaj po njësoj duke mbështetur mbrëmjen në gjithçka u desh me gjithë zemër që te prezantohej Fondacioni ashtu siç duhej, Fondacioni i njerëzve të Nënë Tereza, shqiptarë. -
2018
A Child's wish
Në 7 janar 2018, ne nisëm projektin 'Dëshira e një fëmije', ku fëmijë dhe të ndihmuar nga prindërit shkruajtën në letra dëshirat e tyre ku lidheshin ngushtë edhe me hallet e tyre familjare. Përgjatë dy viteve, janë plotësuar dëshirat e të gjithë fëmijëve që kanë qenë të shtruar në pavionet e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo falë bujarisë dhe dashurisë së qindra njerëzve që kanë plotësuar dëshirat e tyre. Dëshira e plotësuar e një fëmije është gëzim shumë i madh të cilin ne e ndajmë me shumë mirënjohje me ju të gjithë çdo ditë. Faleminderit në emër të fëmijëve. -
2018
You are a Sunflower zyrtarisht në USA
Në 24 maj 2018, Fondacioni You are a Sunflower do të regjistrohej zyrtarisht në USA si YOU ARE A SUNFLOWER FOUNDATION INC. Realizimin e këtij procesi në çdo dokument për regjistrimin ligjor e ndoqi nga afër anëtarja e bordit, Evi Kokalari, e cila e mbështeti personalisht dhe financiarisht këtë proces. Me fillimin zyrtarisht në SH.B.A bashkëpunëtorët tanë në përgjegjësinë e tyre të madhe në drejtim janë Shadije Kodza dhe Lori Dilo. -
2018
Macedonia, You are a Sunflower!
Në qershor të 2018, me njohjen dhe mbështetjen e fuqishme të institucionit më të lartë shtetëror, Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, drejtuar nga shqiptari i njohur, Z. Talat Xhaferi, fushata humanitare dedikuar fëmijëve të këtij shteti, pati impakt të madh tek të gjithë dhe u mbyll në një kohë rekord duke plotësuar të gjitha nevojat e spitalit 'Nënë Tereza' në Shkup të Maqedonisë, në pavionin e onkohematologjise, ku janë shtruar dhe po kurohen fëmijë nga Maqedonia dhe rajoni. -
2018
Loja - App Game 'You are a Sunflower'
Një nga projektet më inovative që përfshiu mijra njerëz globalisht, u prezantua live në 20 shtator 2018 në rrjetet sociale dhe në dhjetor të po këtij viti, në dimensione me publik edhe më të gjerë dhe vazhdon të jetë një nga projektet tona aktive ku gjithsekush mund ta shkarkojë lojën për një shumë të vogël parash në mbështetje të Spitalit Rajonal të qytetit të Kukësit. Për ata që jetojnë brenda Republikës së Shqipërisë, ne aksesuam më praktike përmes dërgimit të një SMS. -
2019
Bosnia & Herzegovina You are a Sunflower!
Ne kemi trokitur në shtetin e katërt duke çuar lulen e diellit në ndihmë të fëmijëve atje. Aktualisht, bluzat luledielli po shiten me qëllimin që të mbulojmë nevojat imediate të fëmijëve në Bosnje Hercegovinë. Me njohjen dhe mbështetjen e Kryetarit të bashkisë së Sarajevës Z. Abdulah Skaka, ne po çojmë përpara këtë mision humanitar me dashuri për çdo fëmijë kudo.