QKUK Prishtine / Onkohematologji

Donate Now

QKUK Prishtine / Onkohematologji

50%

“Dardani je vesh me diell” eshte fushata e dedikuar QKUK Prishtine/Onkohematologji, pervec 3000 bluzave qe shiten ne Prishtine dhe Tirane ju mund te dhuroni me ane te butonit “Donate” per te shtuar mundesite per vogelushet qe kurohen prane kesaj qendre. Per personat qe nuk mund te dhurojne dot online ne butonin e mesiperm “Donate” po paraqesim me poshte te dhenat e llogarise bankare kur mund ti derdhni fizikisht ne cdo dege te bankes deri ne fund te fushates:

Fibank
You are a Sunflower
AL4421511017EUR1000011030402
SWIFT: FINVALTR

NË FOKUS TË FUSHATËS “DARDANI JE VESH ME DIELL” ËSHTË SPITALI SHTETËROR UKKK.
Repartin e Hemato-Onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë.

QËLLIMIMI I PROJEKTIT ËSHTË TË PLOTËSOJË NEVOJËN KRYESORE QË ËSHTË FUNKSIONALIZIMI I APARATURËS FLOW CINOMETER PËR DIAGNOSTIFIKIMIN E LEUCEMISË TEK FEMJËT E MOSHËS 0-18 VJEÇ.
Sot në Kosovë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë të sëmurë nga leucemia, dhe diagnostikimi i tyre është i domosdoshëm , që të bëhet sa më i shpejtë dhe i sigurt. Për shkak të mungesës së reagensëve, mjekët detyrohen që mostrat e gjakut ti dërgojnë në Austri për diagnostikimin e Leucemisë tek Fëmijët.
Domosdoshmëria e REAGENSA-ve në mënyrë që diagnostikimi të bëhet sa me i saktë dhe brenda Shtetit të Kosovës, na sjell të gjithëve në këtë Fushatë Sensibilizuese për të arritur sigurimin e tyre me fondin që do të kemi në fund. Nevoja e tyre do të jetë edhe më pas në vazhdim, por përmes kësaj fushate do të mundësohet një pjesë e konsiderueshme dhe një sensibilizim mbarë Shqiptare në mënyrë që edhe për vazhdimin, të arrijmë të bëjmë një ndryshim. Duke pritur këtu të na bashkohen në çdo formë të gjithë për të qenë pranë Fëmijëve dhe vogëlushëve të Kosovës.
Këto janë 3 pikat me rëndësi zhvillimi dhe realizmi:

1. Funksionalizimi i aparatit Flow Citometer për diagnostikimin e Leukemive te fëmijët.
2. Sigurimi i reagensëve për këtë aparaturë.
3. Trajnimi i stafit që do të punojë me këtë aparaturë.

Latest Donors   

   Share this Donate Now