Psikiatria e Femijeve dhe Adoleshenteve QSUT

Donate Now

Psikiatria e Femijeve dhe Adoleshenteve QSUT

50%

Ju mund te dhuroni per Psikiatria e Femijeve dhe Adoleshenteve QSUT ne butonin e mesiperm ose fizikisht ne llogarine bankare te meposhtme:

Fibank
You are a Sunflower
AL1721511017EUR1000011030403
SWIFT: FINVALTR

Me poshte shikoni te paraqitura me ane te imazheve gjendjen aktuale te Psikiatrise se Femijeve dhe Adoleshenteve ne QSUT, ne mbeshtetje te te cilit eshte fushata , dhe ketu secili prej jush mund te dhuroje per tu bere pjese e ndryshimit.

Hapësira Rekreative Terapeutike

Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, pjesë e shërbimit të Psikiatrisë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nëmë Tereza” Tiranë është e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentë të moshave 4-20 vjeç me çrregullime psikiatrike.Në të njëjtën kohë në këtë klinikë kryhen edhe funskione të tjtera si trajnimi i specialzantëve, leksione dhe seminare për studentët e mjekësisë, konsulta ditore për pacientët.

Godina përbëht nga tre kate në të cilën ka disa ambjente për realizimin e detyrave të ndryshme që duhen kryer në të. Pavioni ku janë të shtruar pacientët përbëhet nga katër dhoma me tre shtretër secila, dy tualete si dhe kuzhinën ku pacientët mblidhen sëbashku për të ngrënë vaktet gjatë ditës.

Në katin e parë të godinës gjendet dhoma e kryeinfermierit, dhoma ku zhvillohen konsultat, dhoma e mjekut psikiatër përgjegjës për pavionin, palestra ku pacientët u jepet mundësia e zhvillimit të aktiviteteve fizike si dhe Dhoma e Mbledhjeve, ku kryhen takimet e mëngjesit të stafit apo edhe mbledhje të karaktereve të ndryshme. Në katin e dytë ndodhen dhoma e mjekut konsulent, psikologut të klinikës, dhoma e specializantëve, dhoma e shefit të shërbimit, një klasë për zhvillimin e seminareve të studentëve të mjekësisë, dhoma rekreative (dhomë me ngjyra dhe me lodra për fëmijë për ta bërë ambjentin pak më të ngrohtë) si dhe dhoma e lojës, ku fëmijët mund të pikturojnë, luajnë me plastelinë apo lodra si makina apo kukulla).

Projekti i integruar

E ndërkohë që në klinikë janë të pranishme të tëra pjesët për të ndërtuar tablonë e plotë, ajo që duhet është bashkimi i tyre në në mënrë harmonike dhe figura bëhet e qartë. Për të arritur këtë krahas bashkëpunimit ndërmjet personleit të klinikës (shefi i shërbimit, mjekët psikiatër, psikologia, specializantet, personeli infermieror, kujdestaret, sanitaret) është e domosdoshme futja në lojë e vetë pacientëve, prindërve të tyre, shumë i frytshëm është edhe bashkëpunimi me studentët e fakultetit të mjekësisë. Në sajë të këtij bashkëpunimi të gjerë do të bëhet e mundur jo vetëm trajtimi biologjik i pacientëve, por gjithashtu përballja me një sërë sfidash dukë u përpjekur që t’i ofrojmë pacientëve lehtësira për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e tyre në sajë të aktiviteteve të bazuara në kohën e lirë., të cilat do i ndihmojnë të përmirësojnë funksionimin në komunitet pas daljes nga spitali.

Ajo që ne synojmë është shtimi  i një hapësirë të re “Hapësira Rekreative Terapeutike” si shtesë në trajtimin farmakologjik të pacientëve. Kjo hapësirë do të përfshijë shërbime të ndryshmë si:

  1. KINEMAJA PER FEMIJET E ADOLESHENTET.
  2. ATELIEJA E PIKTURES DHE PUNIMEVE ‘DO-IT-YOURSELVES’
  3. BIBLIOTEKA PER FEMIJET DHE ADOLESHENTET.
  4.  ATELIEJA E GUZHINES, EMBELSIRAVE DHE FESTIMIT.
  5. RIMODELIMI TERAPEUTIK E ESTETIK I KORRIDOREVE DHE AMBIENTEVE TE PERBASHKETA DHE OBORRIT RRETH E PERQARK.

 

Secilin prej hapësirave të mësipërme do i shtjellojmë më poshtë.

1. – KINEMAJA PER FEMIJET E ADOLESHENTET.

Shumë prej fëmijëve e kanë të vështirë për të shprehur ndjenjat e tyre. Duke iu referuar personazheve të filmave dhe situatave dramatike të ngjashme me ta, një pacient në moshë të vogël mund të shpalosi proçesin e tij të brendshëm duke patur në të njëjtën kohë mundësinë që të ruajë distancën e duhur emocionale nga temat e frikshmë dhe stresuese për të.

Praktikisht duke tentuar të shrytëzojmë ambjentet ekzistuese të godinës në klinikën tone ne mund të tranformojmë sallën ku zhvillohen leksionet për studentët apo mbledhje të tjera në një kinema me kohë të pjesshmë për pacientët e klinikës. Kemi ambjentin aktualisht ka hapësirën e nevojshme por do të duhet të sigurohet temperatura e përshtatshme e ambjentit, të shtojmë projektorin si dhe ekranin për projektorin.

I rëndësishëm është edhe rehatia e pacientëve ndaj do të nevojiteshin edhe karrige të përshtatshme. Filmat do të shkarkohen nga specializantët si dhe studentët e mjekësisë, natyrisht me aprovimin e llojit te filmit nga mjekët psikiatër e në këtë mënyrë do të ndërtohet vidioteka e klinikës, duke u pasuruar në vazhdimësi.
Ky do jetë fillimi për të shkuar drejt një salle tërësisht të dedikuar kinemasë për këta pacientë, me gjithë pajisjet dhe rehatinë e nevojshme duke tentuar drejt projektit ideal.

2.- ATELIEJA E PIKTURES DHE PUNIMEVE ‘DO-IT-YOURSELVES’
Kjo do të jetë një hapësirë në të cilën pacientët e ndihmuar nga psikologia ose specializantët, në sajë të përdorimit të artit pamor, proçesit krijues dhe përfundimit të punës artistike nga pacientët do të mund të eksplorojnë ndjenjat e tyre, të përballen me konfliktet emocionale, të menaxhojnë sjellet dhe varësitë, të zhvillojnë aftësitë sociale, të pakësojnë ankthin dhe të rrisin vetvlerësimin.
Qëllimi i terapisë së artit është që të përmirësojë ose të restaurojë funksionimin e pacientit si dhe botëkuptimin për mirëqënien vetjake. Tre hapat kryesorë nëpër të cilat kalon një terapi arti janë:
a. Të identifikojë dhe të njohi emocionet dhe konfliktet tona
b. T’i observojmë ato në një ambjent të sigurt dhe kreativ
c. T’i pranojmë, proçesojmë dhe zgjidhim stresin
Në klinikë ambjenti që mund të shfrytëzojmë është “Dhoma Rekreative” duke e shndërruar, vendosur një tavolinë në mes si dhe disa karrige duke mundësuar kështu rehatinë për të pikturuar dhe bërë punime me material të ndryshmë të riciklueshme si psh: plastikë, rroba të vjetra, materiale prej leshi, shishe, letra etj e në këtë mënyrë secili prej pacientëve mund të krijojë “Veprën e tij të artit”.

3. – BIBLIOTEKA PER FEMIJET DHE ADOLESHENTET.

Do të na duhet të përdorim çfarëdolloj mundësie që kemi në dorë për të ndihmuar fëmijët që kanë problem dhe leximi është një prej tyre. Ambjentin e “Dhomës së Lojës”mund ta shfrytëzojmë për ta shndërruar në bibliotekën e pavionit.
Do të duhej të vendosnim rafte në dhomë, dy tavolina rrumbullake e karrike rreth e rrotull duke u mundësuar kështu fëmijëve që të kalojnë kohë cilësore mes librave e personazheve të tyre të dashur.
Librat e bibliotekës mund t’i sigurojmë edhe me dhurime nga student, specializantë apo kushdo person tjetër në sajë të fushatave të ndryshme të organizuara nga personeli i klinikës e në këtë mënyrë ajo do pasurohej çdo ditë e më shumë. në këtë hapësirë do të mund të shtonim edhe punime të vetë pacientëve, shkrime të tyre pasi është vënë re që disa prej tyre kanë aftësi artistike dhe ndoshta e ardhmja mund të sillte edhe botimin e tyre.

4. – ATELIEJA E GUZHINES, EMBELSIRAVE DHE FESTIMIT.
Në ditët e sotme gjithmonë e më shumë klinikat psikiatrike po përdorin tërapine e kulinarisë si një shtesë në mënyrat e ndryshme të trajtimit.
E ndërkohë që te të rriturit mund të jetë shumë e vlefshme, të fëmijët dhe adoleshentët mund të shndërrohet në një aktivitet shume argëtues, ku ata do të bashkëveprojnë me njëri tjetrin, do gatuajnë të gjithë sëbashku pa u ndarë në grupe të ndryshme në varësi të fokusit të tyre të trajtimit. Për këtë hapësirë mund të shfrytëzojmë ambjentin e tanishëm ku pacientët hanë. Do duhet të shtojmë një frigorifer, furrë, rafte të reja, përbërës të ndryshëm ushqimor, disa enë guzhine, forma për të bërë ëmbëlsirat e pse jo këtu mund të bëhen edhe kokoshakt që më pas të mund të shohin filmat.
Çdo rast feste, ditëlindje do të ishte një mundësi e mirë për këta fëmijë e adoleshentë që të mund të argëtohen bashkë e ndërkohë ëmbëlsirat e bëra prej tyre mund edhe ti shesim duke bërë të mundur që ata vet të ndihen më të vlefshëm e tu mundësojnë blerjen e sa më shumë produkteve.

5. – RIMODELIMI TERAPEUTIK E ESTETIK I KORRIDOREVE DHE AMBIENTEVE TE PERBASHKETA dhe OBORRIT RRETH E PERQARK.

Përfshirja e vetë pacientëve në ridekorimin e ambjenteve të përbashkëta, dhomave, koridoreve të pavionit, mbjellja e pemëve në oborrin përreth është një tjetër aktivitet i frytshëm për këta fëmijë e adoleshentë.

Kjo do iu japi mundësinë e bashkëpunimit dhe krijimin e një ambjenti më të ngrohtë, më famijar, më të pranueshëm prej tyre ë në këtë mënyrë dukë iu lehtësuar qëndrimin në spital.

 

Në sajë të koordinimit të tërë këtyre hapësirave do të bëhet e mundur afrimi gjithmonë e më shumë i klinikës tonë drejt standarteve të klinikave më të përparuara në botë, ku fokusi drejtohet jo vetëm në trajtimin farmakologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve me çrregullime psikiatrike por edhe në rehabilitimin e tyre dhe përgatitjen për tu rikthyer në komunitet.

Buxheti I llogaritur per cdo miniprojekt dhe per projektin e integruar ne total
Projekti Vlera
1. – KINEMAJA PER FEMIJET DHE ADOLESHENTET. 12.000 – 15.000 €
2.- ATELIEJA E PIKTURES DHE PUNIMEVE ‘DO-IT-YOURSELVES’ 4000   –  6000 €
3. – BIBLIOTEKA PER FEMIJET DHE ADOLESHENTET. 2000  –  4000 €
4. – ATELIEJA E GUZHINES, EMBELSIRAVE DHE FESTIMIT. 3000  –  6000 €
5. – RIMODELIMI TERAPEUTIK E ESTETIK I KORRIDOREVE
RRETH E PERQARK DHE AMBIENTEVE TE PERBASHKETA DHE OBORRIT 10,000.00 €
6. Total Projekti I integruar 31000 – 41000 €

Latest Donors   

   Share this Donate Now