Tirana You are a Sunflower

Tirana You are a Sunflower

‘Tirana you are a Sunflower’, e ndriçuar nga humanizmi. 106 lule janë pjesë e projektit në ndihmë të Spitalit Rajonal të Elbasanit që sot ndodhet në një gjendje jashtë parametrave normal.

Spitali Pediatrik i Elbasanit që mbulon disa qytete, ku ndodhen të shtruar dhe kurohen shumë fëmijë, tashmë është fokusi i kësaj fushate.

Duke dhënë kontributin tuaj në vlerat monetare të caktuara në bazë të luleve, së bashku do të arrijmë të ndryshojmë këtë spital, duke nisur nga nevojat parësore të tyre.

Të gjitha detajet teknike i gjeni të përshkruara me hollësi në vijim.

Ti merr një luledielli dhe shpëton një fëmijë!

Në hartën e mëposhtme, mund të gjeni të gjitha lulediellit me vendndodhjet përkatëse. Duke klikuar mbi lulen që dëshironi të bëhet e juaja, do t’ju shfaqet formulari për t’u plotësuar me të dhënat tuaja. Të dhënat tuaja konfidenciale do t’i dërgohen automatikisht stafit të Fondacionit “You are a Sunflower”, të cilët do t’ju kontaktojnë për të proceduar me pagesën dhe vendosjen e tabelës me të dhënat tuaja në lulen që keni përzgjedhur.

Ju lutem, kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta.

Faleminderit për kontributin tuaj në emër të fëmijëve shqiptar.

WhatsApp Image 2017-11-26 at 13.23.34
Luledielli me vlere kontributi 2500 Euro
WhatsApp Image 2017-11-26 at 13.23.33
Luledielli me vlere kontributi 5000 Euro
Sunflower tabela
Luledielli me vlere kontributi 10 000 Euro

I dashur mik, 

Po ju shkruaj në emër të fondacionit “YOU ARE A SUNFLOWER, për të ndarë me ju nismën tonë TIRANA YOU ARE A SUNFLOWER”, si dhe për të kërkuar mbështetjen dhe interesin tuaj. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës , Fondacioni “YOU ARE A SUNFLOWER” kërkon të realizojë  250 simbole të mëdha luledielli,  teknikën graffiti, nëpër fasadat dhe sipërfaqet e ndërtesave për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për vështirësitë me të cilat përballen fëmijët me sëmundje potencialisht të përhershme. Pranë  çdo simboli luledielli do vendoset një shënim, i cili do përmbajë kontributin e partnerit që bëri të mundur simbolin, me tekst në Shqip: Mundësuar nga: (emri i entitetit ose personit)  Nga 250 simbole Luledielli, 5 do të jenë me ndriçim, 20 do jenë në madhësi sa fasada e ndërtesës, 80 Luledielli do jenë në dimensionet 2×2 m, dhe pjesa e mbetur prej 145 do të jenë në përmasat 120×120 cm.  Kontributet e kërkuara për simbolet e Lulediellit variojnë nga 2500 euro për simbolet me madhësi më të vogël në 5000 euro dhe 10000 euro për simbolin me madhësi sa e gjithë fasada. Për Luledielli me ndriçim, kontributi do të jetë 5000 EuroÇdo entitet, i cili mundëson një simbol (luledielli), i lind e drejta të shfaqë logon e tyre për gjithë vitin sikundër është nënshkruar marrëveshja me Bashkinë e Tiranës.3 Me një  marrëveshje paraprake me Bashkinë e Tiranës , do të bëhet e mundur zgjatja e afatit sipas kërkesës specifike nga entiteti mbështetës/kontribues. Me sugjerimin e Kryeministrit Rama, kontributet e secilit biznes, fondacion apo person që do të na bashkohet në mbështetje të projektit “TIRANA YOU ARE A SUNFLOWER,  do të përdoren për të ndihmuar fëmijët në spitalin Pediatrik të Elbasanit, dhe pjesa e mbetur e fondeve do shkojnë për Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Spitali nr. 5, ku kushtet e kujdesit shëndetësor mbeten ende shumë sfiduese. Ne po punojmë pëfaqen e internetit  www.youareasunflower.org,  të dizajnuar plotësisht për të ofruar informacion pëçdo simbol Luledielli, me foto të plota, adresë dhe vendndodhje, që do tmundësojë vizitoreve që vijnë në Tiranë nga e gjithë bota, të gjejnë vendndodhjen e saktë të çdo simboli Luledielli me anë të mjeteve të navigimit të disponueshme në faqen e internetit dhe web për celularët. Faqja jonë e internetit do të bëhet publike për pak javë. 

100% e fondeve të grumbulluara si pjesë e kësaj fushate do të shkojnë  në mbështetje të shërbimeve për fëmijët në Spitalin Pediatrik në Elbasan dhe në Qendrën Spitalore nr. 5 “Nënë Tereza”. Të gjitha shpenzimet dhe faturat përkatëse do të jenë në dispozicion të entiteteve mbështetëse, në përputhje me praktikën e krijuar gjatë fushatës sonë të parë “YOU ARE A SUNFLOWER T- SHIRT– “TI JE NJË LULEDIELLI – BLUZAT”.  

Unë do të doja t’ju falënderoja në emër të fëmijëve që do të përfitojnë nga mbështetja juaj, si dhe për kohën që morët për të lexuar këtë email. Shpresojmë që po e konsideroni të na mbështesni në iniciativën tonë.  

Faleminderit, 

Albana Osmani