Fushata ti je nje luledielli

Fushata

#tijenjeluledielli

“TI JE NJË LULEDIELLI” i pati zanafillat si një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike pranë QSUT.  

Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionon kjo fushatë. Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushet përballen gjatë trajtimeve dhe kurave, fushata “TI JË NJË LULEDIELLI” e përmbushi qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara më shumë dashuri dhe përkushtim. Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratorë, të cilat do të vendosen në funksion të fëmijëve të shtruar që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltronëve të rinj për seancat e kimioterapisë. Teksa vogëlushet do të marrin trajtimin e nevojshënë këta poltronë, ata do të kenë mundësi të jenë me të qetë përgjatë seancave, përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimorë. Kështu gjithçka do t’i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike. 

Produktet e krijuara për fushatën “TI JE NJË LULEDIELLI” ishin T-shirts (bluza), përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshëm, të prodhuara sipasstandardeve evropiane ISO. Në këto T-shirts (bluza) është  vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithëpërfshirës i forcës, shpresës dhe jetës. Të gjithë ata të cilët do të bëhen pjesë e kësaj fushate kanë mundësinë të bëjnë të tyret produktet përmes blerjes online në e-Shop www.annawhitejames.com.  

Mesazhi i fuqishëm u shpërnda kudo, për më shumë shpresë, forcë dhe  jetë  tek të gjithë, duke blerë këto T-shirts (bluza), për të përmbushur qëllimin e kësaj fushate, blerjen e aparaturave dhe poltronave të rinj, si nevoja parësorë të fëmijëve të shtruar dhe që ende kurohen në QSUT, të cilët kanë nevojë për forcë, kanë nevoje për shprese, kanë nevoje të jetojnë si ne.     

Këto produkte cilësore, të fushatës sensibilizuese “TI JE NJË LULEDIELLI” u konceptuan përmes dizajnove të LULEDIELLIT. Albana Osmani u kujdes për të pikturuar dizajnët e tyre e më pas ato u përshtaten sipas të gjitha  grup moshave, duke nisur nga brezi i tretë për zonjat e zotërinjtë, me tej të rinjtë e të rejat, adoleshentët, fëmijët, foshnjat dhe deri tek miqtë e dashur me katër putra. Mundësitë e zgjedhjeve janë të shumta, për çdo grup moshë dhe gjini, T-shirts (bluzat) janë të të gjitha masave, me dizajno të ndryshme, të përshtatura me shumë stil në bazë të shijeve të gjithsecilit. 

 

Po si nisi fushata sensibilizuese “TI JE NJË LULEDIELLI” dhe kush janë njerëzit që dhuruan mbështetjen për të bërë të mundur këtë projekt? 

Gjithçka nisi nga Albana Osmani, e cila ideoi, konceptoi dhe kuroi gjithë procesin deri në detaj.  Pasi Albana pikturoi lulet e diellitajo filloi takimet e para me njerëz të fushës krijuese dhe të prodhimit. Në takime të shumta me njerëz profesioniste, u grumbulluan këshilla të vlefshme se si duhej të ndërtohej çdo gjë në perfeksion dhe më pas ky produkt të prezantohej në e-Shop www.annawhitejames.com.  

Cila është Anna White James?  

Do të mendonit se është një personazh i huaj, por në fakt gaboheni 🙂 

“Anna” është emri i artit të moderatores Albana Osmani. “White” (Snow White) është emri Bora dhe “James” është emri Xhemal. Kështu i thërret Albana Osmani prindërit e saj me përkëdhelje e me sens humori.Ky është një projekt për të cilin Albana dëshiron të bëjë krenare prindërit e saj dhe të gjithë ata që iu bashkuan këtij projekti human. 

 

Një T-shirt (bluzë) do të kushtonte  20 euro. 3000 bluzat e para po prisnin njerëzit në e-Shop www.annawhitejames.com në shitje online, kudo që ndodheshin në të gjithë botën.  

Transporti do të ishte falas brenda Shqipërisë dhe me 75% ulje nga tarifat zyrtare në të gjithë botën, kjo falë DHL-së, lideri i shërbimit me të shpejtë postar në të gjithë botën.  

Spoti “TI JE NJË LULEDIELLI” u realizua në pavijonin e onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.  Fëmijët në spot janë fëmijët të cilët po marrin trajtimin e po kurohen në këtë qendër spitalore. Me ndihmën e vogëlusheve e patëm çdo gjë shumë më të lehtë, pasi këta engjëj u argëtuan në lojën e organizuar gjatë xhirimeve. Me lejen e prindërve dhe prezencën e tyre përgjatë xhirimeve, gjithçka shkoi për mrekulli. Faleminderit vogëlusheve Ariana Alla, Klodiana Shkëmbi, Klevis Cuka, Leo Jonuzi, Mikel Hakushi, Rigers Sadikaj dhe Huana Dajko. Faleminderit Infermieres Klara Biraci. Dhe se fundmi, por jo me pak e rëndësishme, faleminderit Shefes së Shërbimit Prof .Dr. Anila Godo. 

 

Website www.annawhitejames.com u ndërtua nga IT webmasters Herado Ajazi dhe Greta Harapaj. Gjithçka u ofrua në këtë website ishte nëstandardet ndërkombëtare të një e-Shop. Një punë e pa lodhur për javë me radhë, e gjitha e vlefshme dhe në mbështetje të kësaj kauze, nga ana e dy webmaster-ave tanë, garantoi shërbim të shkëlqyer dhe korrekt në bazë të të gjitha detajeve për shërbimet e ofruara. Faleminderit Herado dhe Greta. 

Personazhet e fotografuara me T-shirts (bluza) të fushatës “TI JE NJË LULEDIELLI” janë njerëz të profesioneve të ndryshme dhe përfaqësues të të gjitha grup moshave. Z. Nehat Shkurti dhe Zj. Dashuri Shkurti/Pensionistë, Rudina Thanasi /Dermatologe, Kosmetologe, Studiuese autor, Artan Kullolli /barist, Elvi Sharra/biznesmen, Anisa Mukaj /modele, Brisi Mehmeti /modele, Orgesa Kalemi /businesswoman, Gert Koxhja /Studente dhe modele, Gledisa Arthur/aktore, Henry Alushi Osmani /femijë aktor dhe model, Deborah Alushi Osmani/fëmije artistë dhe modelë, Ryan Osmani /bebe supermodel dhe miqtë me katër putra  Boo dhe Boaz. 

Fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri realizoi fotot dhe post produksionin.
Make Up Artsit Suela Cangu , Miranda Dupi/ Image Maker .

Faleminderit të gjithë personazheve , Zonjave e Zotërinjve, djemve e vajzave, fëmijëve, Baby Ryan dhe miqve me katër putra, që ndihmuan e mbështetën me prezencën e kontributin e tyre këtë fushatë.
 

Faleminderit Top Channel, Presidentes Znj Vjollca Hoxha  për mbështetjen e madhe mediatike pa të cilën do të qe e pamundur ti jepnim shkëlqimin maksimal kësaj fushate. Faleminderit kanalit Televiziv të të gjithë Shqiptarëve. 

Bluza në sasi të limituar “Unë jam Dardan”,  ishte një dedikim për Kosovën, Dardaninë. Helmeta Dardane është simbol i kësaj treve Shqiptare. Po ashtu edhe dhe për vëllain e Albanës, Dardanin, i cili ishte inkurajimi më i  madh për t’ia dalë me sukses në këtë fushatë sensibilizuese, duke besuar dhe duke dhuruar mbështetje me zemër. Faleminderit Dardan! 

Mbështetja më e madhe përgjatë kësaj fushate erdhi nga Kompania më e madhe e Telefonisë Celulare në Shqipëri VODAFONE. Faleminderit Z. Dietlof Mare nga zemra, ju dhe të gjithë punonjësit e kësaj kompanie.  

Falënderime dhe për Kompanitë DHL, Ola 1, Agna Grup, Proper Pizza.
Faleminderit Children for Peace. Falënderime për mbështetjen tuaj dhe që ishit me ne deri në përmbyllje të fushatës sonë të parë. 


Në fund, njëfalënderim i madh dhe i sinqertë për të gjithë ju që bëtë të mundur realizmin e qëllimit final. 3 mijë Ambasadorëve të Fushatës “TI JE NJË LULEDIELLI”. Përulësisht faleminderit!!! Shqiptarë nga e gjithë bota blenë bluzat dhe sensibilizimi ishte shumë i madh. Reagimi mbarë popullor ishte shumë i madh kudo nëpër rrjete sociale. Hashtagu #tijenjëluledielli u bë viral. Çdo ditë bliheshin  bluza dhe çdo ditë bëhej thirrje për sensibizim. Kompani nga Shqipëria, biznese, individ nga Shqipëria dhe përtej kufijve në Ballkan, Evropë, UK, USA, Australi, Arabi, kudo blenë bluzat dhe gjithçka ndodhi ishte mrekullisht e jashtëzakonshme. Shumë persona të njohur që kanë profile publike dhe kanë influencë në shoqërinë shqiptare blenë bluzat dhe i publikuan në profilet e tyre për mbështetje dhe sensibilizim. Ndër të cilët edhe njerëz me rëndësi të veçantë si Kryeministri, Kryetari i Bashkisë, Ministra Shtetërore, Institucione Shtetërore, Drejtues Kompanish prestigjioze dhe personazhe të Televizionit dhe Medias. Por dashuria dhe vlerësimi me i madh ishte nga ata që edhe pse në një mesatare jetese si Shqipëria, arritën të blejnë bluzat 20 euro vetëm e vetëm që të ndihmojnë fëmijët e vendit tonë, Shqipërisë. MIRËNJOHJE !!  

Faleminderit Brisilda Mataj, Esti Zekaj dhe Gerti Koxhja që për 7 jave e gjysmë punuat orar pa orar në një standard të përkryer. Ne të gjithë si grup punuam dhe bëmë gjithçka nga zemra. Dielli ndriçoi në zemrat e të gjithëve deri në fund të përmbushjes së qëllimit të fushatës “TI JE NJË LULEDIELLI”.  

 

 gjitha  T-shirt (bluzat) u shitën në një kohë rekord për 7 javë e 4 ditë dhe në datën 1 qershor ne zhvilluam  inaugurimin në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ku ishin prezent të gjithë ata që na mbështeten: mjekët, familjarët e fëmijëvedisa nga fëmijët, kompanitë  dhe mediat. Vendosëm në pavijonin e Onkohematologjisë dhe reanimacionit   aparaturat / respiratorë /poltrona kimio-terapie/pompa-kimioterapie/ 20 krevate portative për akomodimin dhe rehatinë e nënave përgjatë natës ndërsa përkujdesjen pëFëmijët, 20 televizorë të rinj të cilët sot punojnë përmes USB në çdo dhomë. Sot fëmijët nën përkujdesjen e Punonjës Sociale shohin filmat e tyre të preferuar vizatimorë. Ndërruam aparaturat që peshonin Fëmijët dhe Foshnjat më të reja. Dhomën e Kimioterapisë e shndërruam në një mini-kinema . Të gjitha këto ndryshime shpresojmë të përmirësojnë shërbimin dhe do shpëtojnë jetë, pasi në QSUT mungonin dhe ishin jetësore. Kështu, të gjithë ne ndjemë që në një formë apo në një tjetër, realizuam qëllimin dhe bëmë që dielli të shkëlqejë qoftë edhe për një ditë më shumë për dikë në këtë bote.  

Dhe ky është vetëfillimi…..YOU ARE A SUNFLOWER në pak javë u themelua si Fondacion dhe në 7 muaj kohë, ne prezantohemi në publik me të njëjtin përkushtim dhe dashuri me fokusin tonë Fëmijët Shqiptarë, gjithçka për ta, 100% bamirësi.

TI JE NJË LULEDIELLI! 

Zoti ju bekoftë! 

Foto Galeri