Dardani je vesh me Diell

Dardani je vesh me diell

Dardani, je vesh me Diell 

Kosovë, ti je një Luledielli 

Ndërsa fokusi ynë mbetet i njëjti: Fëmijët, misionin tonë do ta shtrijmë më tej,  në një tjetër trevëshqiptare,  në Kosovë 

 Bluza me simbolikën e logon e veçantë kushtuar Kosovëështë prezantuar me parë gjatë fushatës zhvilluar në Shqipëri. Simbolika e përdorur është helmeta krenare e dardanëve me logon : UNE JAM DARDAN • IM A DARDANIAN. Ky variant i bluzëështë shitur në një kohë rekord prej dy javësh në E- Shop online www.annawhitejames.com 

 Megjithëse Kosova  nuk mbulohet nga shërbimi PAYPAL, këto bluza u blenë nga qindra Shqiptare nga e gjithë bota.  

 Tashmë ne vijmë në Kosovë duke i dorëzuar “Lulen e Diellit” të shndërruar në simbolin e fëmijëve, Ambasadores tonë të misionit për Kosovën, Zj. Anita Haradinaj.  

 Iniciativa dhe pjesëmarrja personale si dhe e bashkëpunëtorëve të saj, bën që  misioni për të ndihmuar, aty ku nevojat janë shumë të mëdha,  në përmirësimin e kushteve spitalore të pavionit të Onkohematologjisë  në Spitalin Shtetëror, të mund të bëhet realitet.   

 Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezë, shqiptares së njohur, e cila na bën të ndjehemi krenar 19 Tetori, shënoi edhe nisjen e kësaj fushate në Kosove, në Dardani,  me ndezjen e Lule Diellit në mes të sheshit të Prishtinës nga Kryeministri Z.Ramush Haradinaj dhe themeluesja e Fondacionit ” YOU ARE A SUNFLOWER ” Znj. Albana Osmani. 

 

3 mijë bluzat të cilat do të shiten nga 20 Euro secila do të sigurojnë fondin prej 60 mijë Eurosh, dedikuar për nevojat e pavijonit të Onkohematologjisë Pediatrike  në Spitalin e Prishtinës.  

 Kjo fushatë humanitare, do të vijojë të ruajë transparencën e integritetin , e të na bëjë krenare si komb për pjesëmarrjen në këtë fushatë bamirësie humanitare.  

 Të veshur me simbolin dardan e  të veshur me luledielli, shpresojmë t`u japim mesazhin e  e Forcës dhe Shpresëpër Jetëvogëlusheve të Kosovës.  

 Për këdo të interesuar, një pike shitjeje është vendosur pranë simbolikes së Lule Diellit e cila do të ndizet çdo natë. Në mbështetje të kësaj fushate, të gjithë që blejnë bluzën, do t`u luteshim tpostojnë foton e tyre me bluzën e veshur, në rrjetet tona sociale me hashtagun #tijenjeluledielli #unëjamdardan. 

 Le te ndizet dashuria për vendin tonë për njëri tjetrin le të gëzojmë të gjithë bashkë nën moton e humanizmit sepse ai qe dhuron do gëzoje përherë 

Dardani tash është radha jote me shndrit si Dielli! As luftaas varfëria, as sëmundja, s`mund ta zbehë forcën tënde!  

Snjë luledielli do qëndrosh ngahera e fortë e drejtë dhe krenare me fytyrë nga dielli e nga drita përherë!  

 

NË FOKUS TË FUSHATËS “DARDANI JE VESH ME DIELL” ËSHTË SPITALI SHTETËROR UKKK.
Repartin e Hemato-Onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë.

QËLLIMIMI I PROJEKTIT ËSHTË TË PLOTËSOJË NEVOJËN KRYESORE QË ËSHTË FUNKSIONALIZIMI I APARATURËS FLOW CINOMETER PËR DIAGNOSTIFIKIMIN E LEUCEMISË TEK FEMJËT E MOSHËS 0-18 VJEÇ.
Sot në Kosovë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë të sëmurë nga leucemia, dhe diagnostikimi i tyre është i domosdoshëm , që të bëhet sa më i shpejtë dhe i sigurt. Për shkak të mungesës së reagensëve, mjekët detyrohen që mostrat e gjakut ti dërgojnë në Austri për diagnostikimin e Leucemisë tek Fëmijët.
Domosdoshmëria e REAGENSA-ve në mënyrë që diagnostikimi të bëhet sa me i saktë dhe brenda Shtetit të Kosovës, na sjell të gjithëve në këtë Fushatë Sensibilizuese për të arritur sigurimin e tyre me fondin që do të kemi në fund. Nevoja e tyre do të jetë edhe më pas në vazhdim, por përmes kësaj fushate do të mundësohet një pjesë e konsiderueshme dhe një sensibilizim mbarë Shqiptare në mënyrë që edhe për vazhdimin, të arrijmë të bëjmë një ndryshim. Duke pritur këtu të na bashkohen në çdo formë të gjithë për të qenë pranë Fëmijëve dhe vogëlushëve të Kosovës.
Këto janë 3 pikat me rëndësi zhvillimi dhe realizmi:
1. Funksionalizimi i aparatit Flow Citometer për diagnostikimin e Leukemive te fëmijët.
2. Sigurimi i reagensëve për këtë aparaturë.
3. Trajnimi i stafit që do të punojë me këtë aparaturë.

Ne mbeshtetjen e Femijeve te Kosoves cdo dite nga Ora 09:00 deri ne Oren 21:00 ne Sheshin Skenderbej ne Tirane shiten Bluza Lulediellli dhe Bluza me simbolin e Dardanise Ilire me mbishkrimin Une jam Dardan. Nje bluze kushton 20 Eu . Gjithsej jane 3 mije bluza te prodhuara dhe fondi prej 60 mije Eu qe duam te kemi ne fund te gjithe shitjeve , do te shkoje per pavionin e onkohematologjise ne QKUK ne Prishtine Kosove .