Aplikacionin i lojës You are a Sunflower

Ne kemi krijuar një lojë e cila është shumë argëtuese dhe edukative, me mesazhe shumë të fuqishme për shoqërinë, duke iu drejtuar të gjithëve si qytetarë të Botës.
Loja është e përbërë nga katër nivele, dhe secili prej tyre nga një nën-nivel që e bën lojën edhe më sfiduese. Që në fillim mund të zgjedhësh një prej karaktereve ose lulediellin ose arushin për të lundruar në lojë dhe për t’u argëtuar me vështirësitë dhe sfidat të cilat kanë elemente shoqërues, për të bërë të fitosh çdo nivel me sukses, nëse tregohesh i vëmendshëm ndaj detajeve. Loja është padyshim shumë tërheqëse, pasi të dy karakteret janë nga pak komikë, dhe me siguri do t’ju bëjnë të qeshni, duke i shërbyer dhe arsyes së realizimit, për një jetë pozitive!
Lojtarët do të kalojnë lehtësisht dhe me shumë ngjyra përmes një guide fantastike përreth Shqipërisë duke luajtur me karakteret e lojës, një arush dhe një luledielli, do të udhetojnë në Veri, në Qendër, dhe në Jug të vendit tonë. Gjithashtu në një nga nivelet e lojës përmes simbolikave tona pasqyrohet edhe Kultura Shqiptare.
Mesazhet e përcjella bazuar mbi aktualitetin e ditëve që jetojmë gjenden në libërthin virtual që fitohet si bonus në fund të lojës.

Ne do të dëshironim që çdokush ta shkarkojë këtë lojë!

Faleminderit
You Are a Sunflower Foundation INC